Aksident tragjik në Kosovë, katër të plagosur, humb jetën një e mitur!

Aksident tragjik në Kosovë, katër të plagosur, humb jetën një e mitur!

19:45, 31/08/2025

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, në Kosovë,  ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti ka përfshirë gjithashtu katër persona të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar po marrin tretman mjekësor,” deklaroi Ahmeti. Policia ka njoftuar se njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco