Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka marrë vendim që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short.
Ai e ka arsyetuar këtë vendim duke e përmendur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar në vendimin e disa ditëve më parë se një kandidat mund të propozohet deri në tri herë.
Sllavko Simiq është propozuar tre herë dhe ka dështuar t'i marrë votat e nevojshme.
Njohësit e çështjeve të drejtësisë tërheqin vërejtjen se votimi i dy nënkryetarëve nga pakicat duhet të bëhet në pako dhe të mos ndahet sikurse tani.
Lexo dhe: Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare
© SYRI.net