Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dy kandidaturat e VV nuk marrin votat

11:39, 24/08/2025

Hekuran Murati dhe Arbëria Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin.

Më pas, partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit propozoi deputetin Dimal Basha për postin e kryeparlamentarit.

Por edhe zgjedhja e kandidatit të tretë të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha për kryetar të Kuvendit të Kosovës ka dështuar në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive.

Kryesuesi Avni Dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të vazhdojë pasnesër.

Para seancës, përfaqësuesit e partive politike – që mandatin e kaluar ishin në opozitë – përsëritën qëndrimet e tyre sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimeve Musliu tha se ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja, pasi argumentoi se kjo parti “është duke e mbajtur peng shtetin” që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Ky ishte vazhdimi i tretë i seancës konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco