Gjatë gërmimeve të realizuara ditën e sotme në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore.
Në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.
Kjo vendndodhje është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata ‘Martirët e Lirisë’ nga Vushtrria.
Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim./ indeks online/
© SYRI.net