Skandal me pronat në Kosovë? Bastisje në agjencitë shtetërore dhe arrestime

Skandal me pronat në Kosovë? Bastisje në agjencitë shtetërore dhe arrestime

13:06, 16/07/2025

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se aksioni është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se bastisjet u kryen mbi bazën e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Autoritetet paralajmëruan se detaje të mëtejshme mund të bëhen publike pas përfundimit të aksionit dhe në koordinim me organet e drejtësisë.

Ndërkohë, raportohet se bastisjet po bëhen nën dyshimet për përfshirje në vepra penale të disa zyrtarëve me rastin e ndërrimit të pronave të komunës së Prishtinës me disa kodra në komunën e Prizrenit. Media raporton se për këtë rast ishin arrestuar disa persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco