Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero

Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero

13:12, 15/07/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez, është pyetur për raportin e Kosovës me Serbinë dhe për përpjekjet destabilizuese të Rusisë.

Duke folur për influencën ruse, presidentja e Kosovës ka thënë se “influence e Rusisë në Kosovë është zero”.

Presidentja tutje ka thënë se këtë gjë s’mund ta thotë për shtetin e Serbisë.

“S’mund ta them këtë për shtetin fqinj Serbinë, sepse Serbia është kthyer në satelit të Rusisë”, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco