Konfirmimi i deklaratave të Trumpit për një përshkallëzim Kosovë-Serbi, çfarë tha presidentja Osmani në SHBA

Konfirmimi i deklaratave të Trumpit për një përshkallëzim Kosovë-Serbi, çfarë tha presidentja Osmani në SHBA

08:59, 11/07/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

E para e shtetit ka thënë se deklarimi ipresidenti amerikan Donald Trump është i vërtetë dhe se SHBA e ka parandaluar.

Osmani tha se bëhet fjalë për një zhvillim të kohëve të fundit.

“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje”, ka thënë Osmani në diskutimin e ndodhur në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Ajo ka shtuar tutje se përpjekja e Serbisë për të cilën ka folur presidenti amerikan Trump është e ditëve të fundit dhe sipas Osmanit rreziku vazhdon.

“Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë’, ka thënë Osmani.

Trump gjatë këtij mandati disa herë ka përmendur  që “ka ndalur luftën Kosovë-Serbi”.

Ai ka përmendur Kosovën e Serbinë, edhe referuar marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit 2020.

Që nga koha kur rimori postin e presidentit, Kosovën e Serbinë e sheh si sukses diplomatik në “parandalimin e një konflikte”, siç thotë ai.

Trump  së fundmi ka thënë se ka ndalur luftën në rajon duke kërcënuar me ndaljen e tregtisë.

“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, ka thënë Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco