Motra e 27-vjeçarit nuk mund t’i ndalë lotët gjatë ndezjes së qirinjve për vëllain e ndjerë

Motra e 27-vjeçarit nuk mund t’i ndalë lotët gjatë ndezjes së qirinjve për vëllain e ndjerë

21:46, 08/07/2025

Një moment i dhimbshëm është shënuar gjatë ndezjes së qirinjve në nder të 27-vjeçarit të ndjerë, ku motra e tij, Agona, nuk ka mundur të ndalë lotët.

E mbështjellë nga dhimbja dhe tronditja, ajo është parë teksa përqafon fotografinë e të vëllait dhe pëshpërit fjalë zemre që kanë prekur të gjithë të pranishmit.

Të afërm, miq dhe banorë të zonës u mblodhën për t’i dhënë nderimet e fundit të riut, ndërsa lotët, qirinjtë dhe heshtja e thellë e kthyen mbrëmjen në një homazh prekës. Pranë vendit ku ndodhi tragjedia, u panë lule, lutje dhe përqafime të heshtura, në një atmosferë ngarkuar me dhimbje dhe mungesë të pashpjegueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco