Kurti: Pesë policë janë liruar, pesë të tjerë po mbahen ende nga Serbia

Kurti: Pesë policë janë liruar, pesë të tjerë po mbahen ende nga Serbia

11:42, 18/04/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 200-të të qeverisë, tha se si rezultat i suksesit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia u hakmor dje duke ndaluar për mbi 20 orë qindra qytetarë të vendit në kufirin Kroaci-Serbi.

Ai tha se 10 policë janë ndaluar, në mesin e të cilëve është edhe zëvendësdrejtori i policisë, Dejan Jankoviq.

“Dje pas kalimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të KiE, Serbia u hakmor. Ndaloi në kufi përmbi 20 orë qindra qytetarë të vendit të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinim por si transit për t’u kthyer apo për të shkruar në vendet e BE-së. Në mesin e të ndaluarve ishte edhe zëvendësdrejtori i policisë Dejan Jankoviq, nga radhët e komunitetit joshumicë, serb në Kosovë. Sipas informacioneve, ai është dërguar në Rashkë. E dimë që në rast të dërgimit atje, ata që ndalohen, intervistohen nga akterë të ndryshëm të Serbisë. 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë qenë në ndalim dje, të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdarë, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Kroaci-Serbi. Pesë nga ta janë liruar, pesë ndodhen në mbajtje, në mesin e tyre edhe Jankoviqi”.

Kurti tha se veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes ndaj suksesit të Kosovsë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, njofton Klankosova.tv.

“Keqtrajtimi i qytetarëve është akt i shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut. Me veprimin e djeshëm Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh”, u shpreu kreu i ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco