Ndërron jetë ish-deputeti Ali Lajçi - Osmani, Kurti, Konjufca në homazhe

Ndërron jetë ish-deputeti Ali Lajçi - Osmani, Kurti, Konjufca në homazhe

13:39, 30/04/2024

Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetaren Saranda Bogujevci, bënë nderime pranë arkivolit të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi, në kuadër të ceremonisë së homazheve që po zhvillohet në hollin e Kuvendit.

Pas homazheve kryetari Konjufca nënshkroi në librin e zisë.

Homazhe bënë gjithashtu edhe kryeministri Albin Kurti me anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të institucioneve të tjera dhe qytetarë të shumtë.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco