Fitore/ Kalon Raportimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ja sa vota ishin pro

Fitore/ Kalon Raportimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ja sa vota ishin pro

17:05, 27/03/2024

Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke marrë rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Siç ka njoftuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.

Ndërkohë deputeti i LDK, Arben Gashi thotë se pro kanë votuar 31, kundër 4 dhe abstenim 1.

Postimi i Gashit:

Fitore….

Hapi i parë u kry, edhe dy hapa janë dhe kryhet përfundimisht.

31 per

4 kunder

1 abstenim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco