Aksident i rëndë, treni përplas këmbësoren

Aksident i rëndë, treni përplas këmbësoren

19:42, 26/03/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te hekurudha në Prishtinë, ku treni dyshohet se ka goditur një këmbësore.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se e aksidentuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

 “Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhur në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut“.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco