Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një fillim për dy shtetet

Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një fillim për dy shtetet

09:20, 25/03/2024

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

“Kthimi nga Mitrovica e Veriut në përvjetorin e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999. 25 vjet më vonë serbët dhe shqiptarët kanë nevojë dëshpërimisht për një përparim pozitiv. Anëtarësimi në Këshillin e  Evropës do të ishte të paktën një fillim për të dy”, ka shkruar ai në X.

Tutje Joseph gjatë qëndrimit të tij në Ballkanin Perëndimor, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

“Në një ditë, në dy kryeqytete të Ballkanit Perëndimor, takova dy presidentë duke forcuar marrëdhëniet e vendeve të tyre me SHBA, BE dhe NATO. Faleminderit për udhëheqjen tuaj President i Kosovës Osmani. Faleminderit për lidershipin tuaj president maqedonas Pendarovski”, ka shkruar ai.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco