Brenda 24 orëve në Kosovë zhduken tre gra

Brenda 24 orëve në Kosovë zhduken tre gra

10:02, 06/12/2023

Tre gra janë zhdukur pa gjurmë në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Policia vendase.

Një rast ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë ka raportuar se dy gra kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë se ku ndodhen.

“Gjilan, 5.12.2023, ora 7:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat, femra kosovare, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë: “Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Të dy rastet thuhet se janë nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco