Von Cramon tregon për Rezolutën ndaj Serbisë dhe pse Franca e vetme nuk mund t'i pengojë vizat për Kosovën

Von Cramon tregon për Rezolutën ndaj Serbisë dhe pse Franca e vetme nuk mund t'i pengojë vizat për Kosovën

07:39, 19/10/2023

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka folur për rezolutën në Parlamentin Evropian,mocioni i së cilës do të votohet në seancën e sotme, ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radojçiqit.

"Ne kemi pasur një diskutim të gjatë konstruktiv, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet nesër, rreth orës 13:30. Kurse për kërkesën e ekstradimit të Radojçiqit, sqaroi se ekzistojnë nivele të ndryshme:

“Së pari, kemi një kërkesë për një dënim të qartë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kemi qenë të qartë në kërkesën tonë për hetime të thukëta dhe kemi kërkuar përkrahjen e plotë nga ana e Serbisë, në atë që ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës;

Së dyti, kemi një indikacion të qartë se shefi këtij grupi paramilitar në veri të Kosovës ka lidhje me individët dhe me vet presidentin e Serbisë, e nëse qeveria dhe institucionet tjera shtetërore serbe qëndrojnë prapa saj ende nuk është e qartë. Pikërisht për këtë është kërkuar hetim të thukët e të pavarura por të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, por që, është kërkuar nga përfaqësuesit evropianë, konstatime preliminare të rezultateve deri në fund të vitit;

Së treti, nuk kemi folur për sanksione kundrejt Serbisë. Ne kemi futur në tekst sanksione ndaj pjesëtarëve, individ, sikundër është fjala për Radojçiqin dhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë;

Së katërti, nëse nuk ka bashkëpunim të plotë, sa i përket këtyre hetimeve, sa i përket vazhdimësisë në ndjekje penale e kështu me radhë, do të duhej të kishte masa edhe ndaj Serbisë. E këto masa do të duhej të dukeshin si masa që rëndojnë mbi Kosovën, që nënkupton masa politike, masa financiare, etj”, deklaroi Von Cramon në “Lajmet e fundit” në RTK.

Ajo tha se kjo është vetëm një parapërgatitje dhe që nuk ka ndonjë indikacion konkret që këto masa do të vendosen menjëherë, megjithatë ajo tha se këto masa do të vendosen kur vërehet se nuk ka vullnet politik për të mbështetur hetimet nga ana e Serbisë.

Von Cramon: Franca, si e vetme, nuk mund ta pengojë liberalizmin e vizave

Lidhur me mosvendosjen e masave ndaj Serbisë për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator, Von Cramon tha se nuk ka fakte relevante për këtë, sipas saj, ka shumë gjëra që duhen hetuar e zbuluar, duke u shprehur e sigurt se autoritet e Kosovës do të punojnë në këtë drejtim.

“Kemi parë armatime e gjëra të tjera, por cili ka qenë motive i këtij grupi paramilitar ende nuk kemi marrë përgjigje”, deklaroi Von Cramon.

Në pyetjen se nëse ka prova të padiskutueshme, pse duhet pritur deri në fund të vitit, Von Crmaon tha se duhet pritur nëse ka fakte që ky akt ka ndërlidhje me qeverinë e Serbisë, “kjo duhet të ketë pasoja gjithsesi.”

Von Cramon tha se masat ndaj Serbisë do të duhej vënë në momentin e mosnënshkrimit të “Marrëveshjes së Ohrit”.

“Ky ka qenë momenti kur është dashur të bëhet zotimi nga presidenti i Serbisë dhe përfaqësuesit e BE-së nuk e kanë detyruar të nënshkruaj. Unë mendoj se aty do të duheshin vendosur masat ndaj Serbisë”, deklaroi Von Cramon.

Ndërkaq lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit të Francës, Emmanuel Makron, për liberalizimin vizave, Von Cramon shfaqi keqardhjen për, siç thja ajo, panikun që është bërë.

Ajo tha se Franca, si e vetme, nuk mund ta pengojë liberalizmin e vizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco