Sulmi terrorist i 24 shtatorit/ Policia kryen sërish bastisje në veri

Sulmi terrorist i 24 shtatorit/ Policia kryen sërish bastisje në veri

10:33, 17/10/2023

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit edhe të martën në mëngjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nuk ka specifikuar lokacionet, pos që ka thënë se po bëhen “në disa lokacione”.

Bastisjet lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atë ditë, një grup i armatosur dhe uniformuar serb vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues nga Policia e Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e grupit arriti të ikte, ndërsa policia kapi arsenal armësh.

Pas rastit, në disa raste janë zhvilluar bastisje në veri e që lidhen me këtë ngjarje. Në çdo aksion janë gjetur armë e mjete të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco