Zyrtari i Vetëvendosjes: Edhe pas sqarimit të 'Financial Times', mbetet thirrja e Ramës për copëtim e plaçkitje!

Zyrtari i Vetëvendosjes: Edhe pas sqarimit të 'Financial Times', mbetet thirrja e Ramës për copëtim e plaçkitje!

19:34, 04/10/2023

Gazeta ‘Financial Times’ bëri me dije se ka bërë një korrigjim në artikullin ku Edi Rama deklaron se Kosova është toka e askujt.

Sipas gazetarit, fjala nuk ka qenë për Kosovën, por për veriun e saj.

Megjithatë, thelbi mbetet i njëjtë. Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, shkruan se edhe pas sqarimit, mbetet thirrja për copëtim.

POSITMI I PLOTË

Edhe pas sqarimit, mbetet thirrja për copëtim e plaçkitje!

Gazeta Financial Times paska sqaruar publikun se Rama nuk ka thënë që “Kosova është tokë e askujt”, por ka thënë vetëm se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”.

Fatkeqësisht admiruesit e Ramës po ndihen më të qetë me këtë sqarim.

Megjithatë, me durim duhet t’ua shpjegojmë se Kosova dhe çdo pjesë e saj janë tokë e popullit dhe e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka në Kosovë asnjë metër katror “tokë të askujt”.

Duhet kujtuar kryeministri Rama se Shqipëria e njeh Kosovën të pavarur me këto kufij, ashtu siç e njohin 115 shtete. Të thuash se pjesë të mëdha të Kosovës janë “tokë e askujt” është si të thuash se Kosova ka dështuar si shtet, nuk kontrollon dot kufijtë e territorin e saj, prandaj dhe njohjet paskan qenë të gabuara.

Në veri të Kosovës janë asgjësuar me sukses nga shteti banda kontrabandistësh e terroristësh, shërbëtorë të Vuçiqit dhe disa politikanëve të tjerë. Ajo pjesë aktualisht mbulohet tërësisht nga institucionet e Kosovës. Rama propozon se atë pjesë duhet ta marrë nën kontroll NATO (duke krijuar kështu ndarjen de-facto që synon Vuçiqi), por vetë NATO, pra KFOR-i këmbëngul se atje e kudo tjetër rendin e vë policia e Kosovës.

Unë nuk dëshiroj të theksoj lidhjen e miqve të Vuçiqit në Shqipëri me shërbëtorët e Vuçiqit në veri. Por destabilizimi në veri të Kosovës vjen nga Beogradi, ndërsa rendi, ligji e demokracia vijnë nga Prishtina dhe Tiranës, qeverisë e opozitës, i takon veç të mbështesë të dytën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco