Kryediplomatja gjermane e veçon Serbinë si palë që duhet të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës

Kryediplomatja gjermane e veçon Serbinë si palë që duhet të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës

18:42, 26/09/2023

Kryediplomatja e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas sulmit terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Baerbock ka thënë së të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe, duke shtuar se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën.

Shefja e diplomacisë gjermane ka veçuar Serbinë, duke thënë Beogradi zyrtar duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka thënë Baerbock.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco