KAFE SHQETO/ Gazetarja e Syri Kosova: Vrasja e policit Afrim Bunjaku, Kosova ka shpallur sot ditë zie

KAFE SHQETO/ Gazetarja e Syri Kosova: Vrasja e policit Afrim Bunjaku, Kosova ka shpallur sot ditë zie

09:45, 25/09/2023

Gazetarja e 'Syri Kosova', Albionë Zhitia, e ftuar në Syri Tv në një lidhje të drejtpërdrejtë, komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Zhitia u shpreh se bandat kriminale të ndryshme serbe dhe që siç duket sipas të gjitha gjasave janë aty të komanduara prej Serbisë më në krye Vuçiç, morën jetë të pafajshme të policisë së Kosovës. 

Pjesë nga deklarata e saj:

Flavio: A mund të na japësh një përshkrim më të plotë të ngjarjes sepse të tjera gjëra janë deklaruar, që të jemi pak më të qartë?

Albionë Zhitia: “Për shkak të kureshtjes së vazhdueshme të mediave dhe ngulmimit të tyre për të ditur gjithçka, për të pyetur bëri që ministri të mos jetë shumë i qartë për gjithçka ka ndodhur. Do rikthehesha shkurtimisht tek pyetja e parë se si nisi gjithë ky sulm.

Sipas raportit të Policicë së Kosovës dhe asaj që vetë kryeministri Albin Kurti në mëngjes e ditës së dielë ka njoftuar se janë sulmuar rret orës 2 e 34 të natës dhe patrulla e Policiës së Kosovës ka vënë re disa lëvizje të komunitetit serb dhe ende nuk dihet saktë nëse janë qytetarë të Kosovës nga komuniteti serb apo janë serb të ardhur nga Serbia, të trajnuar për të krijuar lëvizje të tilla në Kosovë.

Janë vënë në lëvizje dy kamionë, shumë pranë Manastirit duke u shndërruar në vatër vrasje, në këtë moment policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe këtu ka filluar shkëmbimi i zjarrit mes policisë së Kosovës dhe këtij grupi terrorist Në shkëmbimin  e parë ka mbetur i vrarë një polici i grupit të patrullimit të Kosovës fatkeqësisht, për të cilin sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

Edhe 3 oficerë të tjerë të policisë kanë mbetur të plagosur por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Të vrarë nga ky sulm terrorist kanë mbetur edhe 3 anëtarë të bandës kriminale të cilët gjatë gjithë kohës kanë vazhduar sulmin.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco