Vuçiç bën viktimën: Na vranë tre serbë

Vuçiç bën viktimën: Na vranë tre serbë

20:27, 24/09/2023

BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e ngjarjeve të fundit në Kosovë tha se sot është një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008.

Vuçiq u kërkoi falje qytetarëve që nuk foli më herët sot, por u desh kohë që të hetohej gjithçka që ndodhi në Kosovë mëngjesin e sotëm, sot paradite dhe pasdite, në mënyrë që të informojë qytetarët për të vërtetën dhe në anën tjetër të përgatitej terreni për marrjen e vendimeve të duhura.

“Rreth orës 02:46 një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija vendosën dy kamionë si barrikada në veri të Kosovës, pastaj erdhi policia e Kosovës dhe tentoi t'i largonte ato barrikada, ka pasur një konflikt me serbët që kishin ngritur barrikada, dhe në atë konflikt u vra një polic nga Kosova dhe një tjetër u plagos”, tha Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Beograd.

Tre serbë të Kosovës u vranë

“Policia e Kosovës ka marrë kart-blanch nga KFOR-i për të intervenuar. Sipas informacioneve tona janë vrarë tre serbë të Kosovës, dy me snajper, dy të plagosur rëndë, dhe ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe një person tjetër.

 Ata kanë shtënë edhe në shtëpi private. "tha ai.

Në asnjë mënyrë nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici të Kosovës, është e dënueshme

“Pse ndodhi e gjithë kjo - serbët u revoltuan duke mos dashur më terrorin e Kurtit, përdorën të ashtuquajturën policinë e Kosovës 62 herë, 55 sulme me motive etnike... Nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici të Kosovës në çdo mënyrë dhe kjo është e dënueshme, por nuk ka”, theksoi presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco