Ramadani: Sulmi ndaj Kosovës nga grup paramilitar. Shqipëria duhet të thërrasë mbledhje këshillimi të NATO-s

Ramadani: Sulmi ndaj Kosovës nga grup paramilitar. Shqipëria duhet të thërrasë mbledhje këshillimi të NATO-s

19:24, 24/09/2023

Burim Ramadani ish kryeinspektori në AKI i ftuar në Edicionin e Orës 19:00 në Syri Tv, komentoi situatën e tensionuar në Kosovë ku u shpreh se sulmi ndaj Kosovës është nga një grup paramilitar dhe se Shqipëria duhet të thërrasë mbledhje këshillimi të NATO-s.

"Ky lloj grupi është në shkelje të marrëveshjes së Kumanovës mes NATO-s dhe Serbisë nënshkruar më 1999.

Vuçiçi ka keqkuptuar përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitetin e rajonit. Sulmi është kryes për të krijar kaos në Ballkan.

E gjitha kjp bëhet që dialogu mos të ecë përpara, por të mbahet një vatër e hapur konflikti në Ballkan, gjë që i intereson edhe Rusisë.

Si anëtare e NATO- Shqipëria ka të drejtë të thërrasë mbledhje këshillimi të Aleancës për të diskutuar nëse është shkelur apo jo marrëveshja e Kumanovës nga Serbia”, - u shpreh Ramadani për Syri Tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco