Ambasadorët e Quint-it i shkojnë Kurtit në zyrë

Ambasadorët e Quint-it i shkojnë Kurtit në zyrë

16:04, 24/09/2023

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, zhvillloi një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Albin Kurti.

Pas Hovienier, në zyrën e Kurtit kanë shkuar ambasadorët e tjerë të vendeve të Quint-it.

Takimi mendohet se ka si synim situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Si pasojë e sulmeve të një grupi agresorësh, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ndërkohë, policia e Kosovës konfirmoi mesditën e sotme se ka vrarë njërin nga agresorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco