‘Sulm ndaj sovranitetit’/ MPJ e Kosovës kërkesë ndërkombëtarëve për dënimin e terrorizmit nga Serbia

‘Sulm ndaj sovranitetit’/ MPJ e Kosovës kërkesë ndërkombëtarëve për dënimin e terrorizmit nga Serbia

15:23, 24/09/2023

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për rastin tragjik në Veri, ku ka mbetur një polic i vrarë, një i plagosur dhe një i lënduar.

Në një postim në platformën “X”, MPJ ka thënë se riafirmojnë angazhimin për të mbështetur sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë.

Ndërsa kanë shtuar se mbështetja e Serbisë për dhunën dhe terrorizmin paraqet shkelje flagrante të sigurisë kombëtare dhe ligjeve.

“Teksa jemi të pikëlluar për humbjen e policit tonë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Mbështetja e dhunës dhe terrorizmit nga Serbia paraqet një shkelje flagrante të sigurisë tonë kombëtare dhe ligjeve, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare.”

MPJ u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë sulmet e sotme.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë që të dënojnë sulmet e sotme terroriste dhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon në termat më të fortë të mundshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco