‘E papranueshme’/ Lajçak dënon sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës, fton palët në bisedime

‘E papranueshme’/ Lajçak dënon sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës, fton palët në bisedime

14:08, 24/09/2023

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka dënuar sulmet e armatosura të grupeve kriminale serbe ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme.

Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco