VIDEO/ Sulmi në Veri, Serbia avancon ushtarakisht afër kufirit me Kosovën

13:39, 24/09/2023

Pas sulmit tragjik ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotmëm, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe një tjetër i plagosur, një varg i gjatë me forcat e ushtrisë se Serbisë po avancon nga Kraleva drejt Raskës, një zonë që ndodhet shumë pranë kufirit dardan. 

Nga videot e raportuara nga mediave të huaja, dallohet momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie.

'Këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër', thuhet në këto media.

Ndërkohë, mesditën e sotme, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se, rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit, ndodhen të rrethaur në një manastirit të Banjskës dhe po qëllojnë drejt policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco