Gazetarja nga Kosova fiton çmimin ndërkombëtar 'Aleksandri i Madh' në Greqi

Gazetarja nga Kosova fiton çmimin ndërkombëtar 'Aleksandri i Madh' në Greqi

12:00, 16/09/2023

Prishtinë - Shkrimtarja, publicistja e gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me medaljen e artë "Aleksandri i Madh".

Me këtë çmim nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit!  Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin e Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive, vetë gazetarja Gashi-Fazliu.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!

Një nga librat e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco