Vrasja e rëndë në Podujevë, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Vrasja e rëndë në Podujevë, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

10:25, 16/09/2023

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi që shihet në foto, i  dyshuar për një vrasje të rëndë që ka ndodhur në Podujevë më 11 shtator të këtij viti.

Në njoftim thuhet: “ Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.

I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

Në Podujevë më 11 shtator është kryerë një vrasje në rrugën “Zahir Pajaziti”. Një burre rreth 30 vjeç, Valmir Breznica. është vrarë, kurse bashkëshortja e tij është plagosur. Pranë tyre ka qënë edhe një fëmijë 4 vjeç, i cili fatmirësisht nuk është plagosur. I vrari njihet me nofkën “Dhija” sipas mediave.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco