Ashton: Rruga e Kosovës që të ecë përpara, e gjatë dhe e vështirë

Ashton: Rruga e Kosovës që të ecë përpara, e gjatë dhe e vështirë

11:30, 15/09/2023

Prishtinë - Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, tha në Prishtinë se rruga më e mirë që Kosova të ecë përpara gjithmonë do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë, raporton RTKlive.

“Unë gjithmonë do ta potencoj me optimizëm se kjo punë duhet të jetë e palodhshme për njerëzit e Kosovës sepse bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratave të reja dhe atyre që po rriten, madje edhe e ardhmja e rinisë që ende s’e njohim. Diçka që unë gjithmonë e kam besuar është që diçka mund të arrihet me shumë punë dhe me kuptueshmëri të asaj që po ndodh”, tha Ashton.

Ashton po merr pjesë në konferencën "Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”. Ajo do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe Grupi për Ballkan sot do ta presë Baroneshën Catherine Ashton dhe Ambasadorin Philip Reeker për diskutime në panelin e organizuar për të ardhmen e dialogut.

“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton "Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”, njoftoi Grupi për Ballkan.

 Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi kurse Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco