Osmani nënshkruan sot me SHBA-në, marrëveshjen prej 34 milionë dollarësh

Osmani nënshkruan sot me SHBA-në, marrëveshjen prej 34 milionë dollarësh

07:54, 15/09/2023

Prishtinë - Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të premten, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.  Ceremonia do të mbahet në orën 11:00, në Kabinetin e Presidentes.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID  Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.

Në njoftim thuhej: Më 15.09.2023, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë. Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.

Dje, më 14 shtator, Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Ky takim u realizua po ashtu në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York.

Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco