SYRI TV/ Skandal në ministrinë e Industrisë në Kosovë, në pranga 2 drejtorë për shpërdorimin e rezervave

14:38, 18/08/2023

Në një aksion të Policisë së Kosovës, janë ndaluar dy zyrtarë të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Prishtinë. Hazif Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, që dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Nga hetimi i nisur disa ditë më parë nga prokuroria për rezervat me vaj dhe grurë, është përfshirë dhe një biznesmen i etiketuar si mik i Kurtit.

Nga SYRI TV

Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e së premtes ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes. Në pranga kanë rënë dy zyrtarë, punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë Hafiz Garë, drejtor për Rezervat Shtetërore dhe Irfan Lipovicën, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian. Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ndërkohë, Policia ka bastisur dhe pronat e Ridvan Muharremit. Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës, i cili është cilësuar nga mediat në Kosovë, si mik i kryeministrit Kurti.

Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. Sipas mediave lokale, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime që nuk arritën kurrë te Rezervat e Shtetit.

Hetimet lidhen me përgjimet që u publikuan disa ditë më parë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë raportohet se ka paguar 10 milionë euro për blerjen e grurit dhe vajit dhe produkteve tjera që e parashikon ligji. Mirëpo afro 300 mijë litra vaj ende nuk kanë ardhur nga kompania polake.

Po ashtu hetimet lidhen edhe me keqpërdorimin e parave për furnizimin me grurë. Konkretisht akuzat lidhen me kryerjen e një pagese të konsiderueshme për 9 ton grurë që do të blihej për Rezervat Shtetërore, sasi gruri që nuk arriti kurrë në territorin kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco