Kryeministri Kurti po kritikohet për numrin e këshilltarëve

Kryeministri Kurti po kritikohet për numrin e këshilltarëve

10:23, 15/08/2023

Numri i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime në Facebook. 

Deri më tani Kurti numëron 38 këshilltarë politikë.

Opinionisiti, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për numrin e lartë të këshilltarëve.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka shumë problem që të ketë mirëkuptim brenda 38 këshilltarëve për t’i prishur raportet me tri shtetet fqinje.

“Eshte koxha problem me arrite komsensues brenda 38 keshilltareve qe Kurti i paska, qe me i prishe raportet me 3 shtetet kufitare me Kosoven. Sa letra duhesh shkruar, sa analiza duhet bere e sa takimet duhet me u planifiku me kryeministrin keta 38 keshilltare polltik, qe me e binde ate qe Shqiperise, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi, duhet me ua tregu vendin.” – ka shkruar Zogaj.

Gjithashtu, edhe analisti tjetër, Afrim Haliti, ka ironizuar me numrin e lartë të këshilltarëve të Kurtit duke thënë se: “Pa i bo 69 nuk njehet.”

 

Edhe politikanë të tjetër të opozitës kanë kritikuar Kurti për numrin e këshilltarëve.

Deputet i LDK, Driton Selmanaj, e ka quajtur Kurtin “mashtrues perfid”.

“Mashtruesi perfid! Sa ishte në opozitë thoshte më mjaftojnë vetëm 5 këshilltarë, kurse tani në pushtet kabineti i tij numëron hiq më pak se 100 zyrtarë që e këshillojnë e ndihmojnë Albin Kurtin dhe tre zëvendësit e tij.” – ka shkruar ai.

Ai ka thënë se për një muaj këshilltatët e Kurtit i kushtojnë shteti 100 mijë euro.

“Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj. Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro. Kurse për një vit mbi 1.2 milion euro.Në opozitë promovonin kursim dhe kujdes ndaj parasë publike kurse në pushtet zhvasin dhe abuzojnë çdo të mirë publike. Turpi nuk paska fund!” – ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Sa këshilltarë ka Kurti?

Sipas raportimit të Koha.net, kryeminsitri Albin Kurti ka gjithsej 38 këshilltarë politikë.

18 janë këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco