VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Fushë Kosovë

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Fushë Kosovë

07:30, 31/07/2023

Kosovë - Një ndërtesë në rrugën “Kuvendi i Lezhes” në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.

Banorët kanë dalë jashtë, derisa në vendgjarje kanë arritur policia dhe zjarrfikësit. Këta të fundit kanë intervenuar dhe po tentojnë shuarjen e zjarrit, teksa KEDS-i për shkaqe të sigurisë e ka ndërprerë energjinë elektrike në këtë pjesë.

Dyshimet e para janë se ka marrë flakë ashensori i ndërtesës. Policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe konfirmuar shkaqet e këtij incidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco