Moti në Kosovë nga sot deri të premten  24 - 28 korrik 2023

Moti në Kosovë nga sot deri të premten 24 - 28 korrik 2023

09:03, 24/07/2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim: 24 - 28 korrik 2023!

E hënë - Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
.
E martë -
Mot kryesisht me diell dhe vapë.Parashihet të jetë dita më enxehtë e javës së fundit të korrikut.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E mërkurë - Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte -Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave,sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasiqë parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndermjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

E premte – Mot kryesisht me diell.Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshem në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.

Imdeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP. Sipasll llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco