Rama në Prishtinë/ Kurti vazhdon 'rutinën', pret në zyrë ambasadorin britanik në Kosovë

Rama në Prishtinë/ Kurti vazhdon 'rutinën', pret në zyrë ambasadorin britanik në Kosovë

18:57, 06/07/2023
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Ndërkohë deri më tani ka munguar një njoftim nëse do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Në Kuvendin e Kosovës, bëhet me dije se Rama është takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Ndërkohë Kurti ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbot në qeveri.

Njoftimi është bërë nga zyra e kryeministrit, ndërsa nuk janë dhënë detaje lidhur me bashkëbisedimin mes tyre.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”,  thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco