Dialogu ‘zhvendoset’ në SHBA, Lajçak njofton bisedime në Uashington për krizën në Kosovë

Dialogu ‘zhvendoset’ në SHBA, Lajçak njofton bisedime në Uashington për krizën në Kosovë

10:09, 19/06/2023

Kriza është në veri të Kosovës dhe në Beograd, por bisedime për zgjidhjen e situatave të krijuara do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e njofton emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, që bën me dije se do të udhëtojë për në Uashington.

“Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkruan ndërmjetësuesi në profilin e tij në Facebook.

Lajçak tha se gjatë javës ka njoftuar kolegët e tij në Bruksel për vizitën që zhvilloi në Kosovë dhe Serbië.

 Gjithashtu bëri me dije se ka pasur dhe një vizitë në selinë qendrore të NATO-s, ku ka folur për situatën në Kosovë me numrin dy të NATO-s, Mircea Geoana.

“Të dy jemi pajtuar se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve”, shkruan ndër të tjera Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco