KFOR: Policia është përgjegjëse për sundimin e ligjit

KFOR: Policia është përgjegjëse për sundimin e ligjit

17:40, 17/06/2023

Prishtinë - Sulmet mbi gazetarët e kameramanët në veri të Kosovës, me një njoftim për media, sot i kë dënuar edhe KFOR-i, ndërkohë që u ka bërë  thirrje të gjitha palëve që të përmbahen.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë”, deklaron KFOR-i.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, shkruan në komunikatë.

KFOR-i ka përsëritur se është reaguesi i tretë, e Policia e Kosovës përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën.

Trupat e NATO-s në Kosovë ka njoftuar se komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.

Ekipet e mediave të enjten ishin cak i sulmeve të bandave kriminale në veri të vendit. Shumë prej tyre u lënduan derisa po kryenin punën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco