Osmani në Luksemburg, diskuton për sigurinë e Kosovës me kryeministrin Bettel dhe Dukën Henri

Osmani në Luksemburg, diskuton për sigurinë e Kosovës me kryeministrin Bettel dhe Dukën Henri

16:24, 15/06/2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga kryeministri Xavier Bettel.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe situata aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policor të Kosovës nga ana e Serbisë. Më tej, Presidentja Osmani tha se Kosova është ë përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Duke u ndërlidhur me zhvillimet e fundit në veri, Presidentja Osmani ka theksuar se është e domosdoshme përballja më drejtësinë e grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia, të cilat e sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët.

Presidentja theksoi nevojën e shtimit të angazhimit të ndërmjetësuesit të dialogut, Bashkimit Evropian, drejt zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura sivjet në Bruksel dhe Ohër.

Presidentja e falënderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen zhvillimore ofruar Kosovës, sikurse për liberalizimin e vizave. Njëkohësisht, Presidentja Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes në rrugën evropiane të Kosovës."

Presidentja Osmani po ashtu njoftoi se sot është takuar edhe me Lartmadhërinë e Tij, Dukën e Madh Henri.

Image

"I shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Luksemburgut përgjatë viteve, si dhe përkushtimin për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Bashkë, diskutuam edhe mbi zhvillimet e fundit dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet afatgjatë", tregoi Osmani në Fb. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco