Konferenca e Kurtit/ Arrestimi i 'Llunes' i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, nuk e kanë besuar se do të ndodh

Konferenca e Kurtit/ Arrestimi i 'Llunes' i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, nuk e kanë besuar se do të ndodh

09:56, 15/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka thënë ka thënë se kidnapimi i zyrtarëve policorë në veri të Kosovës paraqet një hakmarrje nga ana e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq i njohur si “Llune”.

Pasi sipas Kurtit, arrestimi i “Llunes” i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, të cilët nuk e kanë pritur se dikush si ai do të arrestohet.

“Arrestimi i LLues i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, nuk kanë besuar që dikush si Lune mund të arrestohet. Ne kemi sundim të ligjit ne nuk bëjmë pazare…Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi, atë arrestim e ka bërë policia kundër Llune, ndërkaq vetë policët e kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë për këtë arrestim”, ka theksuar Kurti.

Kurti tha se rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë e hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin dhe intencë për eksalim e destabilizim në kohën kur, Qeveria propozoi planin 5 pikësh për shtensionim të situatës.

Kryeministri shtoi se është e habitshme heshtja e faktorëve ndërkombëtarë karshi veprimeve të Serbisë.

“Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime motive dhe apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo çka është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për destabilizim e eskalim, e kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe sigurisht e aftë ti krijojë ato. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe më e freskët për këtë”, u shpreh Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco