Deputetja britanike: Nëse policët janë rrëmbyer brenda Kosovës, ky është një përshkallëzim shumë serioz

Deputetja britanike: Nëse policët janë rrëmbyer brenda Kosovës, ky është një përshkallëzim shumë serioz

08:40, 15/06/2023

Deputetja britanike dhe njëherësh kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj rrëmbimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Deputetja britanike, Kerans përmes një postimi në Twitter, ka thënë se “nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

“Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për gjëra shumë më të vogla”, ka shkruar deputetja britanike.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në afërsi të vijës kufitare.

Policia e cilësoi këtë si “rrembim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco