'Koha e bandave kriminale në veri ka përfunduar'/ VV nxjerr VIDEO-n si ndodhi arrestimi i kriminelit serb, Llune

'Koha e bandave kriminale në veri ka përfunduar'/ VV nxjerr VIDEO-n si ndodhi arrestimi i kriminelit serb, Llune

11:37, 14/06/2023

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku shihet prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës. 

Në video janë përmbledhur momenti i sulmit ndaj dy të rinjve shqiptarë, paralajmërimi i ministrit Sveçla për arrestimin e kriminelit serb dhe pamjet nga momenti i arrestimit të tij.

Në publikimin e VV thuhet se Republika nuk zbrapset, shkruan Syri.net Kosova

"Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se “koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset", shkruan në faqen e VV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco