FOTO/ Ky është kick-boksieri serb i arrestuar sot nga njësitet speciale në veri

FOTO/ Ky është kick-boksieri serb i arrestuar sot nga njësitet speciale në veri

13:51, 13/06/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se personi i arrestuar është Milun Milenkovic- Llune, siç ka shkruar ai një nga udhëheqësit e “Mbrojtjes Civile”.

Sveçla ka thënë se personi i arrestuar është prijës i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij i njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Tutje Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.

“Llune” është një trajner kik-boksi në Mitrovicën e Veriut.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco