SYRI-TV/ Asociacioni, Kurti: Kemi draft, po e konsultojmë me partnerët

16:41, 08/06/2023

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi nga Tirana, se ka përpiluar një draft-propozim për Asosacionin nga Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ata e kanë një draft – propozim dhe janë në konsultim për partnerët e huaj për avancimin e tij.

Sipas Kurtit, ky draft është i bazuar në marrëveshjen e firmosur në Bruksel, dhe zbatimi i tij do të bëhet sipas modelit të Kroacisë.

Syri Tv

Teksa nga Tirana, kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë të hënë hartimin e një drafti për Asocacionin e Komunave serbe në Kosovë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Parlament, shpjegoi se draftin për çështjen e asociacionit  i’a ka dorëzuar emisarëve Lajçak dhe Eskobar.

Sipas Kurtit, drafti për të cilin është në dijeni edhe Beogradi Zyrtar, bazohet në marrëveshjen e firmosur në Bruksel, në kuadër të planit franko-gjerman, teksa për zbatim do t'i referohen modelit të Kroacisë.

I pyetur nga deputetët në seancë plenare, se si do të duket statuti i tij Kurti tha se 'qëndrimi i tij për këtë çështje është publik në dy faqet e publikuara të draft-vizionit të tij të prezantuar në Bruksel'.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i pyetur nga gazetarët nëse është konsultuar me kryeministrin Kurti për draft-propozimin e asociacionit, konfirmoi se nuk e ka bërë një gjë të tillë, teksa u shpreh se draftin e ka hartuar me ekspertë ndërkombëtarë të fushës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco