Abdixhiku: Kurti të reflektojë, Kosova në moment kritik

Abdixhiku: Kurti të reflektojë, Kosova në moment kritik

12:43, 06/06/2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se është i shqetësuar për situatën që ndodhët Kosova.

Ai tha se mbetet të shihet se çfarë pasoja do të ketë Kosova nga delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që gjenden në ven

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të pa qartë. Shqetësuese për relacionet që Kosova ka me aleatët e saj dhe të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë të kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët tonë. Qytetareve i mbetet për të parë në lidhje me pasojat që mund të vinë nga një relacion i tillë. Në radhë të parë nga SHBA, BE dhe më pas nga NATO. Një gjendje të tillë e kemi vështirë ta pranojmë si LDK, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve në kuvend. Veprimet tona do të jenë publike..”, ka thënë ai.

Abdixhiku shtoi se Kosova është në një moment kritik dhe kryeministri, Albin Kurti duhet të reflektojë.

“Unë shpresojë që të reflektojë kryeministri dhe sërish i bëjë thirrje edhe presidentes të jetë më e zellshme më e qartë në këtë moment kritike për Republikën e Kosovës”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco