Sveçla: Përpjekjet për ta destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë

Sveçla: Përpjekjet për ta destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë

17:14, 03/06/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se simboli “Z”, e bluzat me simbolin e Wagnerit, janë prova të cilat tregojnë origjinën e sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.

Ai thotë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses, përcjell Syri.net Kosova

“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco