Kabashi: Grupet kriminale serbe po nxisin luftë, kostot po i paguajnë politikanët e Kosovës

17:02, 01/06/2023

Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ka komentuar situatën konfliktuale në veriun e Kosovës.

Kabashi është shprehur se kjo situatë edhe pse është nxitur nga forcat kriminale serbe faji po i hidhet qeverisë dhe politikanë kosovarë nga ndërkombëtarët.

"Situata e sigurisë në veriun e Kosovës ka qenë jo e qëndrueshme dhe në këto moment ka shkuar  në nivelin më të rrezikshëm në këtë 10 vitet e fundit, që është në kufirin e një shpërthimi të konfliktit me përmasa të mëdha.

Në këtë territor të Kosovës gjasat janë shumë të vogla që dikush të kërcënojë forcat e KFOR qoftë nga strukturat paralele të kriminalizuar qoftë dhe nga ushtria e Serbisë pasi këto janë forca të NATOS-s.

Nëse e shikojmë nga aspekti operacional i sigurisë i forcave të rendit qoftë i forcave ushtarake të KFOR mundemi të themi se ka tendencë nga grupe të caktuara të cilat ndjekin interesat politike edhe të Rusisë që është interesi i tyre të hapet në vatrën e krizës në vatër ko0nflikti edhe diku në Europë pas asaj të Ukrainës por problemi është se pala Kosovare ka një përgjegjësi që ja kanë adresuar edhe ndërkombëtarët pavarësisht se dhuna është krijuar nga elementët kriminal serb por fatura i ka kaluar Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që është paralajmëruar pala kosovare të ketë kujdes pasi elementë ekstremist serb mund të infiltrohen në këtë ambient që nuk është i stabilizuar dhe mund të krijojnë një konflikt ku përputhet me interesat e Vuçiç i cili po fsheh dorën e tij mbi këtë situatë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco