Nis takimi i Vjosa Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi

Nis takimi i Vjosa Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi

17:17, 01/06/2023

Në Kishinau të Moldavisë ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin  Francës, Emanuel Macron.

Takimi është duke u mbajtur në prag të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco