FOTO/ Vjosa Osmani e ulur në mes të Macronit dhe Scholzit, Vuçiçi në skaj

FOTO/ Vjosa Osmani e ulur në mes të Macronit dhe Scholzit, Vuçiçi në skaj

12:20, 01/06/2023

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane janë mbledhur të enjten në Kishinjev të Moldavisë.

Ata do të diskutojnë për shumë çështje, duke përfshirë edhe tensionet në veri të Kosovës.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovë ka publikuar një fotografi për nisjen e këtij samiti, transmeton Syri.net Kosova

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, tregoi se samiti nisi me një fjalim pasionant të Zelensky, përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane.

Në foton e publikuar nga Vela në Twitter, po ashtu shihet se presidentja Osmani është e ulur në mes të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në skaj, ajo ka homologun serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin ka thënë se nuk e ka në plan që ta takojë, pas zhvillimeve në veri vendit.

“Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco