Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan/ Paralajmërohen protesta më të mëdha nesër

Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan/ Paralajmërohen protesta më të mëdha nesër

20:03, 30/05/2023

Përleshje të reja kanë ndodhur në mes të serbëve dhe KFOR-it në Zveçan. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7 që ndodhen në terren. 

“Para pak minutash qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarre e shok-bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar, fillimisht”, tha gazetari i T7, Unitet Berisha.

“Në momentin kur filloi përleshja, ishin ushtarët e KFOR-it që urdhëruan mediat që të largohen nga zona”, shtoi ai.

Ndërkohë protestuesit serbë në Zveçan kanë paralajmëruar protestë më të madhe nëse Policia e Kosovës dhe KFOR-i nuk largohen deri të mërkurën nga objektet komunale.

Këtë e bëri të ditur gazetarja e KOHËS, Saranda Ramaj, e cila gjatë tërë ditës ka ndjekur zhvillimet nga afër në këtë komunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco