‘Dënoj dhunën dhe veprimet në veri’, Von Cramon për tensionet e djeshme: Duhet frenim nga dyja palët

‘Dënoj dhunën dhe veprimet në veri’, Von Cramon për tensionet e djeshme: Duhet frenim nga dyja palët

19:25, 27/05/2023

 Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është duke qëndruar në Kosovë, ku pritet të takohet më liderët shtetërorë, me përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it dhe me serbët e Kosovë në Mitrovicë.

Von Cramon, ka dënuar “dhunën dhe veprimet në veri”, duke kërkuar që të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të zbatohen menjëherë të gjitha marrëveshje e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë. I dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Duhet frenim nga dyja palët dhe përkushtim i plotë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe zbatim i menjëherë i marrëveshjeve të arritura. Përkrahje e plotë për Miroslav Lajçak në angazhimin e tij”, ka shkruar Von Cramon në Twiter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco