Studentja kosovare merr titull në universitetin prestigjioz 'Georgetown' në SHBA

Studentja kosovare merr titull në universitetin prestigjioz 'Georgetown' në SHBA

11:30, 23/05/2023

E rritur dhe e shkolluar në Kosovë, tani histori suksessi në Washington

Pa dyshim se nuk janë të pakta arritjet e sukseset e studentëve shqiptarë nëpër botë, shkruan albinfo.ch. Studentja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skënderajt, pas përfundimit të studimeve në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me rezultat të shkëlqyeshëm si bursiste e universitetit, fitoi të drejtën e studimeve Mastër në Universitetin “Georgetown” në Washington D.C.

Studimet e saj u mbështetën nga fondacioni Fulbrajt dhe Ambasada Amerikane. Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga Universiteti, pas rezultateve shembullore gjatë studimeve, Erblina u shpërblye me diplomë masteri. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco